Një turist ka treguar detaje të frikshme nga momentet kur ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në hotelin Principote të Ksamilit.
Sipas tij, ai dhe të tjerët ndjenë shumë frikë dhe menduan të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime.
“Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë.
Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha pushuesi.

