Pas koncertit të Aurela Gaçes dhe Luiz Ejllit, fusha e Bushatit mbushet me mbeturina

Publikuar me datë:

Pas koncertit të Aurela Gaçes dhe Luiz Ejllit në Bushat, fusha e futbollit është gjetur e mbushur me mbeturina dhe shishe të thyera.

Hapësira, e cila përdoret çdo ditë për stërvitjen e dhjetëra fëmijëve, është lënë në një gjendje problematike pas zhvillimit të aktivitetit.

Shqetësimin e ka bërë publik presidenti i klubit Basania, Ermir Shimaj, i cili ka denoncuar situatën dhe ka kërkuar ndërhyrje për pastrimin e fushës.

“VANDALIZËM! Aty ku stërviten me dhjetëra fëmijë”, shkruan Shimaj, duke ngritur alarmin për rrezikun që paraqesin veçanërisht shishet e thyera për fëmijët që përdorin fushën.

Tashmë pritet që hapësira sportive të pastrohet dhe të rikthehet në kushtet e duhura për stërvitjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...