Pak minuta pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, katër persona mbetën të plagosur, ndërsa ngjarja u regjistrua nga kamerat.
Skafi shihet në largësi nga bregu, teksa banorë dhe pushues të tjerë i afrohen me shpejtësi për të ofruar ndihmë. Ata kanë përdorur mjete lundruese dhe jet ski për të arritur tek të dëmtuarit. Të plagosurit janë nxjerrë nga uji dhe kanë marrë trajtim të menjëhershëm në vendngjarje.
Motorri i skafit shpërtheu duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Sipas raportimeve, dy prej të dëmtuarve ndodhen në gjendje më të rëndë dhe janë nisur drejt Tiranës për të marrë kujdes mjekësor të specializuar.
Pamjet filmike dokumentojnë momentet e para pas incidentit dhe reagimin e shpejtë të qytetarëve, të cilët shkuan drejt skafit për të ndihmuar të plagosurit deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës.

