Katër persona kanë marrë djegie të shumta në trup pas një shpërthimi të motorit të një skafi në Porto Palermo, Vlorë.
Sipas njërit prej të plagosurve, shpërthimi ndodhi për shkak të benzinës që ndodhej në skaf, teksa ata po kryenin riparime në motor.
“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai.
Dy prej të lënduarve janë në gjendje më kritike dhe janë duke u dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar.

