Pas anulimeve të koncerteve në Evropë, Kanye West i drejtohet Rusisë

Publikuar me datë:

Kanye West pritet të performojë në Shën Petersburg në muajin tetor, sipas njoftimit të bërë nga Gazprom Arena, stadiumi ku do të zhvillohen koncertet e reperit të njohur amerikan.

Gjatë këtij viti, një sërë koncertesh dhe paraqitjesh të Kanye West janë anuluar ose ndaluar në disa vende të Evropës, pas deklaratave të tij antisemite, ku ai lavdëroi Adolf Hitlerin dhe shfaqi simbole që lidhen me nazizmin.

West kërkoi falje në janar për deklaratat e tij, duke i justifikuar ato me “një dëmtim të padiagnostikuar të trurit” si dhe “një çrregullim mendor për të cilin nuk po merr trajtim”. Nëse koncertet do të mbahen siç është planifikuar, West do të renditet ndër artistët më të njohur globalë që vizitojnë Rusinë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga ana e Moskës në vitin 2022.

Dy koncertet janë caktuar për datat 10 dhe 11 tetor. Çmimet e biletave fillojnë nga 9,000 rubla (106 dollarë), dhe, sipas raportimit nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, biletat më të lira u shitën brenda orës së parë nga nisja e shitjes së tyre.

Në anën tjetër, biletat më të shtrenjta shkojnë deri në 160,000 rubla (1,885 dollarë).

Gazprom Arena, e cila është gjithashtu stadiumi i ekipit të futbollit Zenit të Shën Petersburgut, ka një kapacitet rreth 70,000 spektatorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

Hayden Panettiere, aktorja amerikane, ka pësuar një arrest kardiak të shtunën pas një mbidoze të dyshuar në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut, sipas një regjistrimi të arritur nga New York Post për komunikimet nga shërbimet e urgjencës. Një telefonatë në 911 u bë nga një apartament në Greenville, Karolina e Jugut, në orën […]