Zjarri në hotelin në Vlorë – Policia zbardh shkakun: Flakët nisën nga priza elektrike e frigoriferit

Publikuar me datë:

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar paraprak lidhur me zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit në hotelin në lagjen “10 Korriku”, në pronësi të shtetases M. A. Nga veprimet hetimore të kryera, ekspertët kanë zbardhur edhe shkakun e përhapjes së flakëve.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të godinës. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet hetimore në vendngjarje, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit që ndodhej në ambientet e restorantit.

Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të lënduar 6 pushues, nga të cilët 5 janë shtetas nga Kosova dhe 1 shtetas nga Rrësheni. Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Ndërkohë, një prej pacientëve po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Përveç të lënduarve, ngjarja ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e hotelit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related