Makinetë dhe celular për lojra fati, kokainë dhe pije kontrabandë në Malësi të Madhe, pranga 26-vjeçarit

Publikuar me datë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ajola Xoxa dhe nëna e Veliajt dalin nga takimi me kryebashkiakun në burgun e Fierit

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës së bashku...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Përrenjas/ Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në...