Kushtoi 260 mln euro, pëson sërish shembje ‘aksi i florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

Publikuar me datë:

Përsëri janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, konkretisht në lotin e dytë, pranë zonës së quajtur “Kthesa e Trebinjës”.

Vetëm pak kohë më parë, edhe një segment tjetër disa metra më tej pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjeve të strukturës.

Edhe ai aks nuk është kthyer ende në normalitet, ndërsa situata duket se është përkeqësuar më tej. Qarkullimi vijon të mbetet i kufizuar, duke u orientuar vetëm në një korsi.

Zhytjet e fundit të trupit të rrugës janë konstatuar ditët e fundit, ndërsa kontraktori ka nisur punën për ndërhyrjen dhe stabilizimin e segmentit problematik.

Problematikat në rrugën Qukës–Qafë Plloçë kanë nisur që prej inaugurimit të saj.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, një automjet u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së dherave, në momentin kur po dilte nga një prej tuneleve.

Ky aks rrugor ka kushtuar rreth 260 milionë euro dhe u hap për qarkullimin e mjeteve në shtator të vitit të kaluar.

Pas problematikave të shfaqura më herët në lotin e tretë, së fundmi situata paraqitet shqetësuese edhe në lotin e dytë, veçanërisht në segmentin që kalon pranë lumit Shkumbin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthim me tritol në Kurbin

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar...

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të...