Ishte nisur nga Shqipëria, mbytet në ujërat greke anija me 8 mijë ton sodë

Publikuar me datë:

Një aksident detar u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare në veri të ishullit Andros, ku një anije mallrash me flamur të Vanuatu-t u përplas në shkëmbinj dhe më pas u fundos, raporton media greke To Vima.

Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje mbërritën mjete lundruese të rojes bregdetare greke, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore, të cilat realizuan me sukses operacionin e shpëtimit.

Të nëntë marinarët që ndodheshin në bord u evakuuan në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, anija kishte nisur udhëtimin nga Shqipëria me destinacion Ukrainën, duke transportuar rreth 8 mijë tonë sodë.

Për shkaqe që mbeten ende nën hetim, mjeti detar u përplas me shkëmbinjtë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (6 maj).

Përplasja shkaktoi dëmtime të rënda në trupin e anijes, duke çuar në hyrjen e shpejtë të ujit dhe, si pasojë, në fundosjen e saj. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...