Lurë/ Përkeqësohet situata, banorët në rrezik

Publikuar me datë:

Zjarri që ka përfshirë zonën e Lurës është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Forca të shumta vijojnë përpjekjet për të frenuar flakët që po përhapen në disa drejtime dhe tashmë rrezikojnë të afrohen pranë banesave.

Një banor rreth të 70-ave shprehet se nuk ka kujtesë për ndonjë zjarr të ngjashëm në këtë zonë, ndërsa thekson se “situata aktuale është shqetësuese”.

Valët e të nxehtit dhe tymi i dendur kanë mbuluar fshatin, duke krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje për banorët. Në terren janë të pranishme ekipe të zjarrfikësve, punonjës të bashkisë, staf nga zonat e mbrojtura, Forcat e Armatosura si dhe vetë banorë të komunitetit, ndërkohë që nga ajri është mobilizuar edhe ndërhyrja me avion.

Situata është bërë më kritike pasi flakët janë afruar drejt Kishës së Fushë-Lurës, duke rritur shqetësimin për banesat dhe objektet që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Edhe pse po zhvillohen operacione të shumta nga toka dhe ajri, terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike të pafavorshme e pengojnë përpjekjen për të shuar zjarrin. Strukturat në terren vijojnë luftën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabela e djalit të Benet Becit në ndriçuesin publik, në hyrje të Shkodrës, privilegj apo leje?

Një tabelë reklamimi e kampingut “Shkodra Castle Camping” është...

Moska nuk e pranon propozimin e Ukrainës për armëpushim në Detin e Zi

Të premten, Rusia refuzoi një ofertë për armëpushim me...

Belgjikë/ Gjenden shufra ari me vlerë 9 milionë euro brenda mureve të një ndërtese në restaurim

Gjatë punimeve të rinovimit në një objekt në Saint-Gilles-lez-Termonde,...

Korçë/ Kapet duke transportortuar 6 klandestinë drejt Tiranës, arrestohet 21-vjeçari

Policia në Korçë ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili...