Greqi/ Shkrumbohen pyjet në Halkidiki, alarmohen turistët

Publikuar me datë:

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu të enjten pasdite në Siviri, Halkidiki, është tashmë i vënë nën kontroll.

Rreth 481 persona u detyruan të largohen nga zona e prekur, përfshirë edhe turistë të evakuuar nga plazhet përmes varkave.

Gjatë gjithë natës, në terren mbetën më shumë se 220 zjarrfikës të organizuar në 13 ekipe, të mbështetur nga vullnetarë dhe 57 automjete, duke luftuar flakët në vijën e parë.

Zjarri filloi rreth orës 15:00 të pasdites dhe shkaktoi një reagim të shpejtë, për shkak të ngarkesës së madhe që sjell prania e shumë turistëve në këtë periudhë.

Pika fillestare e zjarrit u identifikua në periferi të ishullit, në një zonë me vegjetacion të ulët.

Autoritetet janë duke hetuar nëse defektet në rrjetin elektrik mund të kenë qenë shkaku kryesor i zjarrit.

Sipas raportimeve, një pemë ra mbi telat elektrikë, duke shkaktuar një qark të shkurtër dhe shkëndija, të cilat më pas ndezën flakët që u përhapën shpejt në pyllin me pisha aty pranë.

Procesi i evakuimit u bë edhe më i ndërlikuar, pasi Halkidiki ka vetëm një rrugë kryesore daljeje, duke rezultuar në trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh.

Pjesa më e madhe e turistëve që u evakuuan, u dërguan kryesisht në Selanik.

Megjithëse situata tashmë është përmirësuar, banorët ende presin “dritën jeshile” nga autoritetet për t’u rikthyer në banesat dhe pronat e tyre, për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belgjikë/ Gjenden shufra ari me vlerë 9 milionë euro brenda mureve të një ndërtese në restaurim

Gjatë punimeve të rinovimit në një objekt në Saint-Gilles-lez-Termonde,...

Korçë/ Kapet duke transportortuar 6 klandestinë drejt Tiranës, arrestohet 21-vjeçari

Policia në Korçë ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili...