Grande rikthehet me ish-in e saj pas 10 vitesh

Publikuar me datë:

Pas thuajse dhjetë vitesh larg njëri-tjetrit, Ariana Grande dhe Ricky Alvarez duket se i janë rikthyer lidhjes së tyre romantike. Çifti ka kaluar muajt e fundit pranë njëri-tjetrit, duke e mbajtur marrëdhënien larg syrit të medias deri së fundmi. Megjithatë, Grande tani, ka zgjedhur të japë një sinjal të qartë për statusin e tyre.

Këngëtarja ndau disa fotografi në rrjetet sociale, ku në mesin e çasteve të ndryshme të përditshmërisë, shfaqet edhe pranë Alvarez. Ky i fundit reagoi duke ripostuar njërën prej fotove, dhe në këtë mënyrë, konfirmoi publikisht ribashkimin e tyre.

Spekulimet për një rikthim nisën që në muajin qershor, kur të dy u fotografuan së bashku në Austin. Alvarez është parë gjithashtu në disa nga koncertet e turneut “Eternal Sunshine”, çka forcoi zërat për një ri-afrim më shumë sesa thjesht miqësor mes tyre.

Grande ka lënë edhe gjurmë të kësaj lidhjeje gjatë performancave të saj. Gjatë një koncerti, ajo ndryshoi vargjet e këngës “Thank U, Next”, duke kënduar: “Shkrova disa këngë për Ricky-n / Ne gjithmonë e gjejmë rrugën drejt njëri-tjetrit”. Ky detaj i vogël u vu menjëherë re nga fansat e saj të shumtë.

Historia e njohjes mes tyre ka nisur në vitin 2014, kur Alvarez ishte pjesë e trupës së balerinëve gjatë turneut “Honeymoon” të Grande-s. Ata u bënë çift në 2015, ndërsa lidhja përfundoi pas rreth një viti, në 2016. Pas ndarjes, kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe Alvarez ka vijuar të mbetet një njeri i afërt për këngëtaren.

Ndërkohë, rikthimi i tyre duket se po ecën me hapa të matur. Një burim i afërt pohon që nuk ka presion për ta future raportin në faza më serioze, ndërsa “Grande është thjesht e lumtur që e ka atë përsëri në jetën e saj”. Aktualisht, ata po shijojnë këtë ribashkim duke i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Xhamia e Tophanës hapet zyrtarisht në Shkodër, rindërtimi financuar nga Katari

Xhamia e Tophanës në Shkodër është hapur zyrtarisht për...

Athinë/ Në kërkim prej 20 vitesh për një vrasje në kryeqytet, kapet 48-vjeçari

Një grup i posaçëm i policisë greke, i përbërë...