Tiranë/ Sherr mes 10 personave, shkak, fyerjet mes të miturve. Arrestohen 4 persona

Publikuar me datë:

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar 10 individë të përfshirë në ngjarjen konfliktuale, duke arrestuar katër prej tyre. Katër persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy mbeten ende në kërkim.

Katër të arrestuarit, të moshës mes 24 dhe 34 vjeç, akuzohen për një sërë veprash penale që përfshijnë përkrahjen e autorit, moskallëzimin e krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, si edhe prodhimin, mbajtjen apo blerjen pa leje të armëve të ftohta.

Dy personat që janë shpallur në kërkim, të dy 32-vjeçarë, dyshohen respektivisht për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe për moskallëzim e përkrahje të autorit të krimit.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, policia ka konfiskuar një thikë dhe objekte të tjera të cilat priten të jenë të rëndësishme për hetimet.

Rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se sherri ka nisur pasi një nga të arrestuarit dyshohet se ka ofenduar një të mitur. Si pasojë, 17-vjeçari së bashku me miqtë e tij janë përfshirë në një konflikt fizik me dy vëllezër dhe shokët e tyre.

Më vonë, i mituri dhe grupi i tij janë paraqitur me motomjete pranë banesës së dy vëllezërve. Në atë moment, njëri nga vëllezërit – i cili është aktualisht në kërkim – dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve, por pa lënduar asnjë individ.

Policia po vazhdon punën për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe për sigurimin e provave të nevojshme lidhur me rrethanat e plotë të konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani/ Gjendet objekt i dyshimtë në shinat e trenit, përhapet alarm

Policia gjermane shpalli alarm të hënën, pasi në shinat...

Çfare roli pati Rusia në krizën me migrantë në Ceuta?

Pamjet e mijëra migrantëve që arritën në enklavën spanjolle...