Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në koordinim me strukturat e mbrojtjes civile dhe shërbimet zjarrfikëse, vijon monitorimin e situatës në territor. Aktualisht situata paraqitet e qëndrueshme, ndërsa ndërhyrjet vijojnë në vatrat ende aktive.
Bashkia Fushë-Arrëz
Në vendin e quajtur Podina, fshati Kryezi, Njësia Administrative Qafë-Mali, vatra e zjarrit raportohet nën kontroll. Në terren po operojnë dy grupe të MZSH Fushë-Arrëz, të cilët vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të saj.
Bashkia Shkodër
Në fshatin Rrenc/ Nj.A Gur i Zi, vatra e zjarrit është e izoluar dhe po punohet nga ekipet MZSH per shuarjen e plote.
Bashkia Malësi e Madhe
Në fshatin Goraj-Budish, Njësia Administrative Kastrat, vijon të jetë aktive një vatër zjarri. Në terren janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe Shërbimit Pyjor, të cilat po ndërhyjnë me pompa shpine. Nuk paraqitet rrezik për banesat, ndërsa po punohet për izolimin e vatrës dhe situata ndiqet në dinamikë.
Bashkia Vau i Dejës
Aktualisht nuk evidentohen vatra aktive. Zjarri i raportuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vau Dejes- hyrja e rruges se Komanit është shuar plotësisht. Zona vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar çdo mundësi riaktivizimi.

