Çahet tubacioni pranë Teg-ut, Farka dhe Lundra mbeten pa ujë

Publikuar me datë:

Banorët e zonave të Farkës dhe Lundrës janë përballur me ndërprerje të furnizimit me ujë pas një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.

Burime bëjnë të ditur se një tubacion është dëmtuar në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, duke shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të ujit për këto zona.

Punonjësit kanë nisur menjëherë riparimin e defektit, ndërsa banorët pritet të përballen me mungesë uji deri në përfundim të ndërhyrjes dhe rikthimin e presionit normal në rrjet.

Ky problem ka thelluar shqetësimet e komuniteteve për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit, duke i lënë pa një shërbim thelbësor për jetën e përditshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related