Kolumbi/ Shkon në 265 numri i të vdekurve nga tërmeti

Publikuar me datë:

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Kolumbinë të hënën ka arritur në 265, sipas presidentit të vendit, Abelardo De La Espriella, i cili bëri të ditur shifrat të mërkurën.

Sipas presidentit, të paktën 3.494 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 496 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. “Përpjekjet tona janë përqendruar te të zhdukurit”, theksoi De La Espriella.

Sipas raportit të fundit të publikuar të mërkurën nga Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD), tërmeti shkaktoi dëme të mëdha, duke shkatërruar shtëpi dhe dëmtuar infrastrukturën publike.

Janë shembur plotësisht 9.215 shtëpi, ndërsa 45.457 të tjera kanë pësuar dëmtime. Për të përballuar situatën, qeveria ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare, duke synuar të rrisë mobilizimin dhe bashkërendimin e burimeve institucionale për t’iu përgjigjur emergjencës.

Përveç kësaj, autoritetet njoftuan se, në nderim të viktimave, flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet publike dhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kolumbisë jashtë vendit.

Tërmeti goditi të hënën në orën 07:34 sipas orës lokale, duke pasur epiqendrën rreth 5 kilometra në lindje të qytetit San Jose del Palmar, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Agjencia raportoi se tërmeti kishte një thellësi prej 107 kilometrash.

Më pas, në orën 8:18 të mëngjesit, u regjistrua një lëkundje pasuese me magnitudë 5 ballë, afërsisht 16 kilometra në perëndim të San Jose del Palmar. Ky qytet, që ndodhet në departamentin Choco, numëron rreth 4.800 banorë dhe ndodhet në një lartësi prej 1.288 metrash mbi nivelin e detit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Goditet në Spanjë grupi kriminal shqiptar i grabitjeve në banesa, 26 të arrestuar

Shpërbëhet në Sanse dhe San Agustín del Guadalix një...

Emilia Koliqi: “Zgjerohet harta shkatërruese e pasurive natyrore të Shkodrës me Paketën e Maleve”

Deputetja, Emilia Koliqi, ka reaguar për zgjerimin e sipërfaqeve...

Kosovë/ Arrestohet një person në Merdar nën dyshimin për spiunazh

Një mësues nga Kosova është arrestuar nën akuzat për...

Gjendet i vdekur drejtori i televizionit Alsat në RMV, Lirim Hajredini

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, trupi...