Cërrik/ Zjarri rrezikon banesat dhe një pikë servisi

Publikuar me datë:

Një zjarr shpërtheu në Njësinë Administrative Shalës në bashkinë Cërrik, duke vënë në rrezik disa banesa dhe një pikë servisi.

Flakët u përhapën edhe te pemët dekorative, por ndërhyrja e menjëhershme e dy ekipeve të zjarrfikësve bëri që gjendja të vihej nën kontroll pa u përshkallëzuar më tej.

Pavarësisht rrezikut, banesat dhe ndërtesat pranë nuk pësuan asnjë dëm nga zjarri.

Ky incident shënon zjarrin e dytë të regjistruar gjatë të njëjtës ditë në territorin e Bashkisë Cërrik. Më herët, në orët e para të mëngjesit, u dallua një tjetër vatër zjarri në këtë zonë, por falë reagimit të shpejtë të shërbimeve, flakët u shuan shpejt pa shkaktuar dëme të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

110 raste dhe 9 viktima/ Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë

Shërbimet shëndetësore greke janë duke operuar në nivel të...

Durrësi mbetet pa ujë në ditët e nxehta të gushtit

Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që...

Kolumbi/ Shkon në 265 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi...