Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Publikuar me datë:

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka bërë të ditur se vendi i tij nuk ka në plan të largohet nga ato që i quan “zona sigurie” në Liban, Siri dhe Gaza.

“Ne nuk do të tërhiqemi – as nga Libani, as nga Siria dhe as nga Gaza – nga zonat e sigurisë. Kjo është politika jonë dhe do ta vazhdojmë atë”, theksoi Katz.

Sipas ministrit, prania e forcave izraelite në këto territore është pjesë e planit të sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në nevojën që ushtria të mbetet në këto zona për të shmangur kërcënime të mundshme ndaj shtetit të Izraelit.

“Ne jemi këtu lart, ata janë atje poshtë. Banorët janë jashtë, ushtarët janë brenda dhe shtëpitë janë shkatërruar”, u shpreh ai.

Katz ka përsëritur disa herë synimin e Izraelit për të mbajtur forcat në zonat e sigurta në Liban, Siri dhe Gaza, duke argumentuar se prania e tyre është thelbësore për mbrojtjen e kufirit dhe të komuniteteve izraelite.

Këto deklarata vijnë ndërkohë që tensionet në rajon mbeten të larta dhe ndërsa çështja e trupave izraelite në këto territore vijon të jetë një ndër pikat më të ndezura të konfliktit me palët rajonale dhe ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

110 raste dhe 9 viktima/ Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë

Shërbimet shëndetësore greke janë duke operuar në nivel të...

Durrësi mbetet pa ujë në ditët e nxehta të gushtit

Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që...

Kolumbi/ Shkon në 265 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi...