Kevin Dodaj pranë transferimit në Poloni, Vllaznia përfiton financiarisht

Publikuar me datë:

Sulmuesi shkodran Kevin Dodaj pritet të ndryshojë skuadër, me 20-vjeçarin që është shumë pranë transferimit te Lechia Gdańsk në Poloni. Lojtari pritet të largohet nga CSKA Sofia, me klubet që raportohet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një shumë rreth 650 mijë euro.

Hapi i radhës për Dodajn janë kontrollet mjekësore, pas të cilave pritet të hidhet edhe firma në kontratë dhe kalimi të bëhet zyrtar.

Në këtë lëvizje do të ketë përfitim edhe Vllaznia. Klubi shkodran ka ende në pronësi 15% të kartonit të sulmuesit, përqindje që në bazë të shumës së transferimit i siguron rreth 90 mijë euro. Nga ana tjetër, CSKA Sofia do të ruajë 20% të kartonit, duke mbajtur kështu një interes financiar edhe në rast të një shitjeje të ardhshme.

Dodaj u largua nga Vllaznia për t’u transferuar te CSKA Sofia, ndërsa sezonin e kaluar veshi sërish fanellën kuqeblu në formën e huazimit. Te klubi bullgar, këtë sezon ai nuk ka gjetur hapësira, duke mos regjistruar minuta as në kampionat dhe as në ndeshjet europiane.

Nëse gjithçka mbyllet me sukses, 20-vjeçari do të nisë kapitullin e ri në futbollin polak. Ndërkohë, Vllaznia do të arkëtojë një shumë të rëndësishme falë përqindjes që ruajti në kartonin e një lojtari të dalë nga akademia e saj.
Nga Maringlen Zhivani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related