Pas një debati që zgjati 4 orë e 30 minuta, takimi i mbajtur në Kuç të Vlorës mes Kryeministrit Rama dhe kryetarëve të bashkive u përmbyll.
Gjatë kësaj mbledhjeje, drejtuesit e njësive vendore prezantuan sfidat dhe problematikat me të cilat ndeshen, duke u ndalur edhe te diskutimet për riorganizimin territorial dhe rrugët për të avancuar cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ndër temat qendrore të diskutimeve ishin reforma territoriale, zhvillimi i saj ndër vite dhe rëndësia për një menaxhim më efikas të bashkive.
Rreth 20 kryetarë bashkish ishin të pranishëm në këtë takim, përfshirë përfaqësuesit e Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Klosit, Rrogozhinës, Dimalit si dhe nga bashki të tjera të vogla, të cilat kanë shprehur kundërshtinë ndaj propozimeve për shkrirjen e tyre.

