Plas me mbrojtësin e Kombëtares! Refuzoi të luante, trajneri tregon prapaskenat që dërguan në vendimin drastik

Publikuar me datë:

Bujar Pllana refuzoi të luajë me Lekia Gdansk në Poloni, ndërsa janë zhvilluar tri javët e para të kampionatit në kategorinë e dytë. Tashmë klubi ka pranuar të ndërpresë bashkëpunimin, pavarësisht se Pllana kishte edhe dy vite të mbetura kontratë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendimin drastik pas rënies nga kategoria, ndërsa klubi dha dritën jeshile së fundmi. Vetë trajneri Vladislav Lupashko tregonte prapaskenat dy javë më parë.

Tekniku i Lekia Gdansk u shpreh se Pllana refuzon të luajë. Ai mendonte se ka gjetur ekip të ri, apo se nuk nuk është paguar dhe nuk pranon të luajë në këto kushte.

Për më tepër shtoi se klubi do e dënojë për sjelljen e tij. Pllana ndërkohë është në gjendjen e duhur fizike.

“Wp Sportowe Fakty” raportoi dy ditë më parë fjalët e tjera të trajnerit, që shtonte se Pllana ka oferta. Dhe po ashtu sugjeronte klubin që t’i hapte rrugë largimit. Dje ishte gazetari Tomasz Galinski ndërkohë që u shpreh se ndërprerje e kontratës ishte me marrëveshje, ndërsa Pllana tashmë është lojtar i lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kursi i këmbimit, 15 gusht 2026

Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet për 79.5...

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 15 Gusht 2026

Do jete një dite shume e thjeshte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do ju ece me se miri dhe gjithë kohës do ndiheni te plotësuar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe pa dashje do refuzojnë disa mundësi te mira. Ne planin financiar do ju lindin plot vështirësi […]

1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga...