Gjatë një patrullimi në ujërat e Ksamilit, Policia Kufitare në bashkëpunim me njësinë detare konstatuan një pedalon në rrezik, mbi të cilin ndodheshin pesë shtetas të huaj që kërkonin ndihmë. Mjeti lundrues ndodhej në vështirësi dhe turistët përballeshin me rrezik mbytjeje.
Menjëherë pas vëzhgimit të situatës, forcat e policisë ndërhynë me shpejtësi, duke tërhequr pedalonin dhe duke e shoqëruar atë së bashku me turistët drejt bregut.
Të pesë turistët janë nxjerrë në breg pa probleme dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

