Një aksident automobilistik ndodhi pak çaste më parë pranë fshatit Mazhe në zonën e Krujës.
Sipas informacioneve, dy makina u përplasën mes tyre dhe si rezultat të dyja dolën nga rruga.
Si pasojë e ngjarjes, një grua pësoi plagë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Dy persona të tjerë kanë marrë dëmtime.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e aksidentit dhe po hetojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

