“Monument Kulture, mbrohet nga Shteti”, por qendra historike e Shkodrës po degradon- Zef Cuni ngre alarmin

Publikuar me datë:

Arkitekti, Zef Cuni, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e qendrës historike të Shkodrës, duke kritikuar mungesën e mirëmbajtjes dhe ndërhyrjet që, sipas tij, po dëmtojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Cuni ka publikuar një fotografi të vitit 1981, që tregon restaurimin e rrugës “Kolë Idromeno” dhe hapjen e Ekspozitës Kombëtare të Kulturës Popullore. Ai kujton se në atë periudhë, specialistë të monumenteve, arkitektë, historianë, piktorë, skulptorë, muzeologë dhe etnografë punuan për rikthimin e identitetit të kësaj zone.

Sipas Cunit, 45 vite më vonë situata është përkeqësuar, pavarësisht se mundësitë financiare dhe materiale janë shumë më të mëdha.

“Sot pas 45 vitesh, kur mundësitë materiale e financiare janë shumë më të mëdha, kjo qendër historike po degradon nga mosmirëmbajtja, nga ndërhyrjet pa leje dhe fatkeqësisht edhe nga ndërhyrjet me leje në kundërshtim me ligjin”, shkruan ai.

Cuni kritikon gjithashtu institucionet për mënyrën se si po menaxhohet zona historike, duke theksuar se ndërsa turizmi ka sjellë më shumë gjallëri dhe të ardhura për Bashkinë, ruajtja e trashëgimisë kulturore mbetet problem.

Ai ngre shqetësimin edhe për punën e strukturave të monumenteve në Shkodër, të cilat, sipas tij, kanë financime të pamjaftueshme dhe nuk kanë sot asnjë mjeshtër restaurimi.

“Dega e Monumenteve të Shkodrës ka financime të pakta, sot ajo nuk ka qoftë një mjeshtër restaurimi, por vetëm pret bar dhe mbledh biletat e punës së një plejade mjeshtrash që edhe nuk jetojnë më”, shprehet arkitekti.

Cuni, i cili ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Kulturës gjatë viteve 2013–2017, thotë se gjatë asaj periudhe u hartuan strategjia e trashëgimisë kulturore, ligji dhe rregulloret për qendrat historike të qyteteve.

Ai kritikon edhe ndryshimet e shpeshta në drejtimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore, duke deklaruar se në 9 vite janë ndërruar 9 drejtorë të Përgjithshëm të IKTK-së.

Në fund, Cuni u bën thirrje institucioneve të Ministrisë së Kulturës që të dalin më shumë në terren dhe të shohin nga afër gjendjen e

monumenteve.

“Monumentet në letër janë tjetër gjë dhe realiteti në vend është tjetër”, thekson ai, duke shtuar se si një prej kontribuesve të trashëgimisë kulturore nuk mund të heshtë kur, sipas tij, gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfshihet nga flakët një banesë në Kçar të Poshtëm, dëme të mëdha materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme...

20-30 turistë të huaj në ditë në Urgjencën e Shkodrës, Kliti Hoti: Kush paguan?

Rreth 20-30 turistë të huaj në ditë kërkojnë shërbim...

OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta

Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po...

47 të vdekur/ Tërmeti shkatërrimtar në Indonezi, shtohen viktimat

Në Indonezi, qindra ekipe kërkim-shpëtimi po garojnë kundër kohës...