Analisti Alfred Lela ka reaguar në mënyrë ironike në rrjetet sociale ndaj postimeve të kryeministrit Edi Rama dhe Jola Hysajt, të cilët kanë promovuar destinacionet turistike në Shqipëri.
Përmes një shkrimi të publikuar online, Lela shpreh kritika lidhur me mënyrën e promovimit të turizmit, duke përdorur ironi ndaj fotove dhe materialeve të shpërndara nga dy personazhet e njohur.
“Edhe me te padurueshme se vapa kete vere jane postimet e Edi Rames dhe Jola Hysajt per destinacionet turistike. Te duket sikur liqenet akullnajore ne Alpe dhe plazhin e Livadhit nuk i ka bere Zoti, por ata me aplikacionin Rilindje 2.0!!! Lere pastaj kur postojne foto te marra ne internet hedhur nga guida apo alpiniste te ndryshem, sikur jane ngjitur ata vete, pavaresisht azmes e makiazhit te rende, deri te buni i Jezerces! Give me a fucking break!”, shkruan ai.
Analisti vazhdon të ironizojë mënyrën e prezantimit të peizazheve shqiptare, duke theksuar idenë se “të duket sikur liqenet akullnajore në Alpe dhe plazhin e Livadhit nuk i ka bërë Zoti, por ata me aplikacionin Rilindje 2.0”.
Lela gjithashtu vëren se shumë prej fotografive të postuara në rrjet publikohen sikur janë realizuar vetë nga Rama apo Hysaj, ndërkohë që, sipas tij, janë marrë nga interneti dhe të shpërndara më parë nga guida ose alpinistë të ndryshëm.

