Banorët e Krujës kanë reaguar lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke theksuar rolin e strukturave shtetërore në menaxhimin e flakëve.
Ndërkohë që zjarri kërcënoi banesat dhe detyroi disa prej tyre të evakuoheshin përkohësisht, në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse së bashku me policinë dhe ushtrinë.
Sipas dëshmive të banorëve, institucionet shtetërore ishin të pranishme dhe të mobilizuara gjatë gjithë ngjarjes, duke ndihmuar në kontrollin e situatës dhe në minimizimin e dëmeve të mundshme.
Kryeministri Edi Rama, në një postim të tij, shprehu vlerësim për ndërhyrjen e forcave në terren, duke nënvizuar se zjarri la pas vetëm një magazinë të djegur dhe nuk pati të lënduar mes banorëve.
“Shteti përballë zjarreve me zërin e njerëzve”, shkruan Rama, krahas videos së publikuar.

