23 viktima për 3 javë nga aksidentet/ Eksperti: Alarmante, bilanc lufte

Publikuar me datë:

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, ka deklaruar se situata e aksidenteve në vend është alarmante, pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

I ftuar në A2CNN, ai tha se vetëm në tre javët e fundit janë regjistruar 23 viktima nga aksidentet rrugore.

Për tre javë 23 shtetas shqiptarë. Është alarmante. Edhe në luftë nuk vriten kaq njerëz,” u shpreh Hasho.

Ai shtoi se situata nuk është e re dhe sipas tij, masat e marra ndër vite nuk kanë dhënë efekt. “Shteti nuk ka lëvizur 1 mm nga istikami prej vitesh. As rrugët, as sinjalistika nuk kanë ndikuar sa duhet, përderisa kemi këtë numër ngjarjesh,” tha ai.

Hasho theksoi gjithashtu se sjellja në timon është përkeqësuar, duke përmendur përdorimin e alkoolit dhe drogave si një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

Shqiptarët janë shumë të egërsuar në timon. Makina të fuqishme, shpejtësi e lartë dhe përdorimi i alkoolit e drogave e kanë përkeqësuar situatën,” u shpreh ai.

Duke u ndalur te aksidenti i fundit në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, Hasho tha se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe me histori problematike në rrugë, përfshirë edhe raste të mëparshme ndëshkimi dhe heqjeje patente.

Sipas tij, banorët e zonës kishin raportuar më herët sjelljen e rrezikshme të shoferit, por mungesa e reagimit institucional ka sjellë pasoja tragjike.

“Duhet parë ku ka dështuar reagimi i institucioneve lokale dhe policisë, kur sjellje të tilla janë raportuar më herët,” shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La derën e bankës pa mbyllur dhe iku në tualet, zbardhet rrëfimi i rrojes së arrestuar

“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së...

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...