Greqi/ 4-vjeçari mbytet në pishinë

Publikuar me datë:

Ishulli grek i Parosit është përfshirë nga një tragjedi, pasi një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën kur u gjet i pajetë në pishinën e një bari në afërsi të plazhit. Informacionet fillestare thonë se dy gra të reja vërejtën fëmijën pa ndjenja në ujë. Një punonjës i lokalit ndërhyri menjëherë, hyri në pishinë dhe e nxori të miturin në breg, ndërkohë që u kontaktuan shërbimet e emergjencës.

Ambulanca e EKAB mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe stafi mjekësor tentoi të reanimonte 4-vjeçarin, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk arritën ta shpëtonin. Raportet bëjnë me dije se në momentin e incidentit, prindërit e fëmijës ndodheshin brenda ambienteve të barit të plazhit, por nuk ishin pranë të birit. Pas këtij rasti të rëndë, autoritetet kanë hapur hetime për të zbardhur saktësisht rrethanat dhe për të parë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë apo neglizhencë.

Policia ka vënë në pranga pronarin e barit të plazhit bashkë me prindërit e fëmijës, teksa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e çdo personi të përfshirë. Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet janë të angazhuara për të zbardhur në detaje shkaqet që çuan në këtë humbje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Todd Blanche konfirmohet si Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

Todd Blanche, që më parë ka shërbyer si avokat...

Lamallari: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme në Krujë

Operacioni për shuarjen e flakëve në zonën e Krujës...

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin rrugor Gjirokastër-Tepelenë,...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Shefi i sigurisë së Iranit ka shpallur se Ngushtica...