“Pushtimi i amêl i G’juhadolit”, gazetari Taulant Kopliku ngre shqetësimin për zhvillimin e zonës

Publikuar me datë:

Gazetari Taulant Kopliku ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimin e G’juhadolit në Shkodër, duke vlerësuar rikthimin e kësaj zone në një prej pikave më të frekuentuara të qytetit, por njëkohësisht duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet.

Kopliku e cilëson G’juhadolin si një prej lagjeve më autentike të Shkodrës, me një vlerë të veçantë arkitekturore dhe historike. Ai vlerëson ndërhyrjet e bëra ndër vite për restaurimin e ndërtesave, sistemimin e rrugës, ndriçimin dhe rigjallërimin ekonomik të zonës.

Sipas tij, rritja e fluksit të vizitorëve dhe zhvillimi i bizneseve duhet të shoqërohen me një strategji afatgjatë, ku të merret parasysh edhe dakordësia dhe cilësia e jetesës së banorëve.

“G’juhadoli nuk asht vetëm nje destinacion turistik. Aty jetojne njerez”, shkruan Kopliku, duke theksuar nevojën për një ekuilibër mes interesave të bizneseve, turizmit dhe të drejtës së banorëve për një ambient të qetë.

Gazetari ndalet edhe te hapësirat publike, duke argumentuar se vendosja dhe sistemimi më i mirë i tavolinave e karrigeve të lokaleve mund të krijonte më shumë hapësirë për kalimtarët dhe të ndihmonte në shpërndarjen e fluksit turistik edhe drejt aksit pedonal të Dugajve të Reja.

Por shqetësimi kryesor i ngritur prej tij lidhet me projektet e reja të ndërtimit në zonë. Kopliku sjell në vëmendje polemikat e fundit për një pallat të planifikuar në zemër të G’juhadolit, duke iu referuar edhe reagimeve të arkitektëve dhe urbanistëve që e kanë kundërshtuar ndërhyrjen për shkak të ndikimit të mundshëm në karakterin historik dhe arkitekturor të zonës.

Sipas gazetarit, një zonë me vlera të tilla nuk mund të trajtohet si një parcelë e zakonshme ndërtimi, pasi identiteti i saj lidhet pikërisht me harmoninë mes ndërtesave, rrugës, fasadave dhe përmasave arkitekturore.

“Nuk mund ta restaurojmë identitetin e G’juhadolit nga njera ane dhe ta demtojme ate nga ana tjeter”, shprehet Kopliku.

Në fund të reagimit, gazetari thekson se zhvillimi ekonomik nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm dhe se G’juhadoli duhet të ruajë atë që e bën të veçantë për Shkodrën.

“G’juhadoli nuk duhet me u transformu thjesht ne nje vend ku bahet biznes. Duhet me mbet nje vend ku Shkodra demonstron perpara te tjereve identitetin e vet”, përfundon ai, duke e lidhur këtë zhvillim me dy elemente që, sipas tij, duhet të ruhen: arkitektura dhe njerëzillëku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Turqia kufizon kalimin e anijeve tregtare në Detin e Zi, rriten shqetësimet për sigurinë

Turqia ka filluar të vendosë kufizime për lëvizjen e...

Zjarri përfshin Taraboshin, flakët përhapen në drejtim të malit të Oblikës

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në...

A është vera 2026 në Itali më e nxehta ndonjëherë?

Vera e vitit 2026 po konfirmohet si një nga...

Roterdam/ Kreu tre sulme me thikë, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar u ndalua nga autoritetet në Roterdam pas...