Alarm në Malin e Krujës / Rreth 100 persona të bllokuar, bien gurë nga mali

Publikuar me datë:

Situatë alarmante raportohet në rrugën e Malit të Krujës, ku rreth 100 persona mësohet se kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre për shkak të rënies së gurëve në aks.

Sipas denoncimeve të qytetarëve që ndodhen në zonë, gurët po shkëputen nga mali, ndërsa lëvizja në rrugë është vështirësuar dhe paraqet rrezik për automjetet dhe personat që ndodhen aty.

“Jemi rreth 100 persona të bllokuar. Po bien gurë nga nxehtësia dhe nuk ka mbërritur as zjarrfikësja”, raporton një prej qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë.

Deri në momentin e raportimit, nuk ka informacion të konfirmuar për mbërritjen e shërbimeve të emergjencës në vendngjarje.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për të kontrolluar situatën, siguruar zonën dhe mundësuar lëvizjen e personave të bllokuar.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related