Kryetari i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, ka dalë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit me Pukën, duke theksuar se një lëvizje e tillë do e bënte të pamundur ofrimin e shërbimeve për komunitetin lokal.
“Është e pamundur t’u shërbejmë banorëve. Fierzë nga Puka janë shumë, shumë larg”, tha Dodaj, ndërsa vuri në dukje distancën e madhe mes njësive administrative dhe vështirësitë që kjo do të sillte për qytetarët që kanë nevojë për shërbime.
Plani për të bashkuar Fushë-Arrëzin me Pukën ka shkaktuar reagime të shumta në zonë. Banorët kanë protestuar kundër këtij vendimi, duke kërkuar që Fushë-Arrëzi të ruajë statusin e saj si bashki e pavarur.

