Masakra në shkollën e Bangkokut/ Dalin pamjet tronditëse, 14-vjeçari lëviz i armatosur në korridore dhe qëllon mësuesit (VIDEO)

Publikuar me datë:

Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë dokumentuar momentet e tmerrshme të sulmit të armatosur në një shkollë në periferi të Bangkokut, ku një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr ndaj mësuesve.

Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes në shkollën Debsirin Nonthaburi, në veri të Bangkokut. Sipas autoriteteve, sulmi la pas të paktën nëntë viktima, ndërsa më shumë se 20 persona mbetën të plagosur. Mes viktimave nuk raportohet të ketë nxënës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 14-vjeçarin duke dalë nga një klasë, ndërsa në sfond dëgjohen të shtënat. Më pas, ai shihet duke lëvizur i armatosur në korridoret e shkollës, duke shkaktuar panik dhe kaos, përpara se të largohet me shpejtësi nga zona e filmuar.

Sulmi zgjati rreth një orë. I mituri, i cili u plagos pasi qëlloi veten, humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Hetimet kanë nxjerrë në pah një tjetër detaj tronditës. Autoritetet dyshojnë se 14-vjeçari kishte vrarë fillimisht gjyshërit e tij në banesën ku jetonte, përpara se të shkonte në shkollë. Policia ka bërë të ditur se arma e përdorur ishte një pistoletë 9 mm, e cila i përkiste gjyshit të tij. Në posedim të të miturit janë gjetur gjithashtu edhe dhjetëra fishekë.

Ndërkohë, motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar se çfarë e shtyu 14-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës ka deklaruar se nga kontrollet në banesën e të miturit janë gjetur të dhëna që tregojnë se ai ishte i apasionuar pas videolojërave.

Megjithatë, dëshmitë nga shkolla japin një tjetër portret. Një prej mësuesve e përshkroi 14-vjeçarin si një fëmijë të mirë dhe nxënës me rezultate të mira, duke theksuar se nuk ishte i njohur për sjellje agresive. Hetuesit po analizojnë tashmë pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë dhe provat e mbledhura në banesë dhe në ambientet e shkollës, për të rindërtuar minutë pas minute dinamikën e sulmit dhe për të përcaktuar motivin e masakrës.

GRAPHIC: A 14-year-old killed 5 teachers and wounded over 30 at a school in Bang Kruai, Thailand. He shot his grandparents at home beforehand, then turned the gun on himself. pic.twitter.com/9YYd49CwXn — Polymarket Intel (@PolymarketIntel) August 7, 2026

GRAPHIC: A 14-year-old killed 5 teachers and wounded over 30 at a school in Bang Kruai, Thailand. He shot his grandparents at home beforehand, then turned the gun on himself. pic.twitter.com/9YYd49CwXn

— Polymarket Intel (@PolymarketIntel) August 7, 2026

🚨🇹🇭 DEADLY SCHOOL SHOOTING IN THAILAND A 14-year-old student opened fire at Debsirin Nonthaburi School near Bangkok Police say he killed his grandparents before entering the school & firing 26+ rounds At least 8 people were killed#กราดยิง #This_And_That #ข่าวด่วน #ThepSirin pic.twitter.com/WdUgckEz8i — GlobeUpdate (@Globupdate) August 7, 2026

🚨🇹🇭 DEADLY SCHOOL SHOOTING IN THAILAND

A 14-year-old student opened fire at Debsirin Nonthaburi School near Bangkok

Police say he killed his grandparents before entering the school & firing 26+ rounds

At least 8 people were killed#กราดยิง #This_And_That #ข่าวด่วน #ThepSirin pic.twitter.com/WdUgckEz8i

— GlobeUpdate (@Globupdate) August 7, 2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Turqia kufizon kalimin e anijeve tregtare në Detin e Zi, rriten shqetësimet për sigurinë

Turqia ka filluar të vendosë kufizime për lëvizjen e...

Zjarri përfshin Taraboshin, flakët përhapen në drejtim të malit të Oblikës

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në...

A është vera 2026 në Itali më e nxehta ndonjëherë?

Vera e vitit 2026 po konfirmohet si një nga...

Roterdam/ Kreu tre sulme me thikë, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar u ndalua nga autoritetet në Roterdam pas...