EMRAT/ Me kallashnikov tentoi të vriste 38-vjeçarin, parandalohet krimi, 31 vjeçari në pranga

Publikuar me datë:

Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak.

Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt.

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Neldi Hallulli pas një konflikti, tentoi të vriste shtetasin Indrit Rama.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit.

Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi I. R., për "Dëmtime të tjera me dashje", sepse ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related