Makina përfshihet nga flakët në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë në pjesën e baterisë

Publikuar me datë:

Një makinë Ford u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme në rajonin e Zogut të Zi, Fier.

Sipas të dhënave fillestare, shoferi vuri re tym që dilte nga kapaku i motorrit dhe ndaloi automjetin menjëherë, duke e braktisur në kohë dhe larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia mbërriti e para në skenë, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugët që të çojnë drejt zonës përreth, në mënyrë që të evitoheshin rreziqe të mundshme për qytetarët dhe automjetet e tjera në rast të një shpërthimi të mundshëm nga zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit ndërhynë dhe arritën të shuanin flakët, duke vënë nën kontroll situatën.

Dyshohet se origjina e zjarrit lidhet me një shkëndijë në pjesën e baterisë së mjetit, e cila çoi në përhapjen e flakëve.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar nga incidenti; dëmet janë vetëm materiale në makinën e përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...

Zjarr në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në fshatin Lazarat të...

Gaza/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite

Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë. Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e […]

Aksident fatal në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet me motomjet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e...