Ceuta, emigranti humb jetën duke tentuar të hyjë nga Maroku me parashutë

Publikuar me datë:

Një i ri me prejardhje afrikane ndërroi jetë të premten në mëngjes gjatë përpjekjes për të hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku, duke përdorur një parashutë.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:00, kur i riu ra në det teksa përpiqej të kapërcente kufirin. Autoritetet lokale e gjetën atë pa ndjenja dhe nisën menjëherë procedurat e reanimimit, por pa mundur të shpëtojnë jetën e tij.

Sipas të dhënave, kjo është hera e parë që regjistrohet një vdekje e një emigranti që synon të hyjë në Ceuta nëpërmjet kësaj teknike.

Autoritetet spanjolle njoftojnë se rreth 80 emigrantë kanë humbur jetën gjatë krizës së emigracionit në Ceuta. Dy të tjerë, shtetas nga Afrika Sub-Sahariane, u ndanë nga jeta në muajin korrik gjatë tentativave për të hyrë në enklavë me të njëjtën metodë.

Përdorimi i parashutave është shfaqur kohët e fundit si një mënyrë e re dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për emigrantët që synojnë të arrijnë territorin spanjoll. Që nga tetori i vitit 2025, kur u regjistrua për herë të parë një kalim i suksesshëm me këtë mënyrë, autoritetet kanë raportuar edhe dy raste të tjera të ngjashme të përfunduara me sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Donald Trump: “Nuk do ta lejojmë Kinën të na mposhtë në Al dhe kripto”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar...

Blendi Gonxhe merr në mbrojtje Ermal Beqirin

Ministri Blendi Gonxhe, ka reaguar sërish lidhur me arrestimin...

Indi/ Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet e rënda si pasojë e reshjeve musonike në...

Lezhë/ Dëmtohet shtylla e tensionit të mesëm, ndërpritet energjia në Tale

Një defekt në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërprerjen e...