Sarandë/ U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje/ Gjykata vendos masat për 5 të arrestuarit

Publikuar me datë:

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë, pasi u kapën në posedim të armëve të zjarrit dhe dyshohet se ishin përgatitur për vrasje.

Para gjyqtarit Mexhit Doci u paraqitën Alfred Kaja, 26 vjeç, dhe Sidorel Moriseni, 33 vjeç, të dyshuar për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, si dhe Vitrin Hoxha, 21 vjeç, Franko Bobja, 22 vjeç, dhe Vionis Poka, 31 vjeç, të dyshuar për “moskallëzim të krimit”.

Të 5 të arrestuarit në Sarandë rezultuan me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia tha se kishte dyshime të forta se ishin organizuar për të ekzekutuar një person në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sipas hetimeve, Kaja dhe Moriseni u kapën duke poseduar dy pistoleta, njëra prej të cilave ishte e pajisur me silenciator, ndërsa tre të rinjtë e tjerë ndodheshin në shoqërinë e tyre.

Por deklarimet e të arrestuarve gjatë hetimeve dhe në gjykatë nuk mbështetën dyshimet për përgatitje të një vrasjeje.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pesë të rinjtë, të cilët nuk kanë precedentë të theksuar penalë, dyshohet se mund të jenë përfshirë në një aferë të shitblerjes së armëve të zjarrit. Ata janë banorë të zonave të ndryshme të Tiranës dhe Rrogozhinës, përfshirë Shkozën, Rreth Grethin dhe Kazien.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin, ndërsa për Vitrin Hoxhën, Franko Bobjan dhe Vionis Pokën caktoi masën “Arrest në shtëpi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indi/ Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet e rënda si pasojë e reshjeve musonike në...

Lezhë/ Dëmtohet shtylla e tensionit të mesëm, ndërpritet energjia në Tale

Një defekt në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërprerjen e...

Sozia e Jolie zbulon fytyrën e vërtetë, tregon si krijoi imazhin që tronditi internetin

Sahar Tabar, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin...

Aksident në Korçë, makina përplas 82-vjeçaren

Një aksident automobilistik ndodhi në lagjen nr. 10 të Korçës, ku një grua 82-vjeçare u përplas nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Informacionet fillestare tregojnë se e moshuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin e përplasjes. Menjëherë pas incidentit, drejtuesi i automjetit e dërgoi atë në Spitalin […]