Ekstradimi i Sokol Hoxhës/ Ambasada amerikane: SHBA, jo strehë për ata që keqpërdorin emigracionin për t’i shpëtuar ligjit

Publikuar me datë:

Sokol Hoxha kishte besuar se mund t’i ikte së shkuarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri në vitin 2000 dhe për një tjetër vrasje në Belgjikë në vitin 2010, Hoxha kaloi vite të tëra duke iu shpëtuar autoriteteve. Ai përdori një identitet të rremë, arriti të siguronte dokumentacion ligjor në një shtet tjetër të Europës dhe më pas fitoi qëndrim të ligjshëm të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, përsëri nën një emër të rremë.

Gjithçka ndryshoi falë angazhimit të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), që operon pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol të rëndësishëm në identifikimin e saktë të Hoxhës — duke zbuluar një aferë thuajse 30-vjeçare të fshehjes së identitetit të tij.

“Ky rast është një kujtesë e fuqishme: Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]