Aksidenti ku humbën jetën dy të miturit në Durrës, avokati i njohur: Ja sa vite burg mund të dënohet autori!

Publikuar me datë:

Avokati Ledio Braho ka reaguar sa i përket aksidentit të rëndë një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur.

Në postimin e tij, ai shkruan se dënimi është 5 deri në 20 vite burg për këtë krim dhe me shumë gjasa, autori do të marrë dënim maksimal.

Braho: Marzhi i dënimit për ngjarjen e sotme në Durrës është nga 5 deri në 20 vjet burg, e më shumë se gjasë autori do të dënohet me maksimumin e dispozitës, por Policia e Shtetit ku ka qenë në parandalimin e kësaj ngjarjeje, që nga dëshmitë e banorëve të zonës, dukej që ishte e paralajmëruar?!

Ligji për Policinë e Shtetit ka ndryshuar disa herë 10 vitet e fundit, madje janë miratuar dy ligje të reja gjatë 3 mandateve qeverisëse, dhe policimi në komunitet (community policing) është një nga bazat e funksionimit të Policisë për parandalimin e krimeve, por nga rezultatet duket qartë që nuk ka policim në komunitet, sepse po të kishte, të paktën kjo ngjarje kaq e rëndë do të ishte parandaluar.

Me sa duket, Policia e Shtetit bën lajm vetëm për ndryshime drejtorësh dhe është shndërruar në polici lëvizëse vetëm për qoka.

Ngushëllime familjarëve për këtë humbje kaq të madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...