Një 49-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të enjte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi ishte dërguar për ndihmë mjekësore në gjendje të rënduar.
Sipas informacionit paraprak, gruaja me inicialet D. P. dyshohet se kishte marrë një sasi të konsiderueshme medikamentesh në banesën e saj. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Për rastin është ngritur një grup hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

