Zgjerohet programi “Pas shkolle”/ Përfshihen edhe gjimnazistët, 1,000 lekë ora për mësuesit…

Publikuar me datë:

Me vendim të Këshillit të Ministrave, programi “Pas shkolle” do të shtrihet tashmë jo vetëm për nxënësit e arsimit bazë, por edhe për herë të parë, për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë në shkollat publike. Objektivi i programit është të forcojë njohuritë dhe të mbështesë zhvillimin e aftësive edukative, sociale, sportive, kulturore dhe krijuese të nxënësve.

Përmes këtij vendimi, është zgjeruar edhe spektri i trajnuesve që mund të përfshihen në program. Krahas mësuesve aktualë, aplikimet janë të hapura edhe për kandidatët nga portali “Mësues për Shqipërinë”, mësuesit në pension, të diplomuarit në mësuesi apo degë të ngjashme, si dhe specialistë të arteve apo artizanë të regjistruar në regjistrat përkatës kombëtarë. Përparësi do të kenë mësuesit që janë të punësuar në shkollën ku zhvillohet programi, ndërkohë që për kandidatët nga portali do të ndiqet renditja sipas rezultatit të pikëve. Pas përzgjedhjes, trajnerët do të nënshkruajnë një kontratë shërbimi me institucionin arsimor.

Pagesa për mësuesit e angazhuar do të jetë 1000 lekë për çdo orë të zhvilluar jashtë orarit të detyrueshëm mësimor. Ky shpërblim do të konsiderohet si një pagesë shtesë për shërbim të posaçëm arsimor dhe nuk do të përfshihet në pagën mujore ose ngarkesën e detyrueshme mësimore. Programi do të mbulohet financiarisht nga buxheti i shtetit me fonde të dedikuara.

Po ashtu, vendimi përcakton monitorimin dhe raportimin e rregullt mbi ecurinë e programit. Institucionet arsimore do të menaxhojnë një portofol digjital të arritjeve të nxënësve të përfshirë, ndërsa vlerësimi i zbatimit do të bazohet në pjesëmarrje, llojin e aktiviteteve të realizuara dhe rezultatet e arritura./scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku […]

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

Një turist gjerman ka rrëshqitur në një pjesë të...