Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 1.5 mln lekë

Publikuar me datë:

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë dje në Paskuqan, ku dy persona të maskuar morën nën kërcënimin e armës një sasi bizhuterish.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, autorët kanë grabitur sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se njëri prej autorëve mund të ketë siguruar më herët informacion për ambientet e argjendarisë. Sipas dyshimeve të ngritura, ai mund të ketë hyrë disa ditë para ngjarjes si klient, për të vëzhguar vendndodhjen e bizhuterive dhe masat e sigurisë.

Pavarësisht kësaj, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që në grabitje të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët mund t’u kenë ndihmuar autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]