Revoltë në Fierzë/ Banorët kundërshtojnë bashkimin me Pukën: Po na izoloni edhe më shumë

Publikuar me datë:

Banorët e njësisë administrative Fierzë, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, kanë dalë kundër draftit të propozuar nga Partia Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën.

Kryepleqtë e nëntë fshatrave të zonës u mblodhën sot pranë vendit tradicional të kuvendeve, afër Kishës së Fierzës, nga ku i bënë thirrje qeverisë të rishikojë vendimin për bashkimin administrativ. Sipas tyre, ky ndryshim do t’i largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët e zonës.

Njësia administrative Fierzë ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës. Banorët e kësaj zone, nga e cila prodhohet një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike për vendin, shprehen se prej më shumë se 30 vitesh janë lënë në harresë nga qeveritë e njëpasnjëshme.

Ata ngrenë shqetësimin për degradimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, duke theksuar se mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin masiv të popullsisë.

Kryepleqtë e fshatrave të Fierzës deklaruan se do t’i bashkohen protestës së thirrur për të premten, në orën 17:00, nga Bashkia e Fushë-Arrëzit, e cila kundërshton draftin për bashkimin me bashkinë e Pukës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]