Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Publikuar me datë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur një sërë problematikash në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke theksuar mangësi në mbledhjen e të ardhurave, kontrollin e mallrave dhe zbatimin e procedurave.

Sipas auditimit për vitin 2024, të ardhurat doganore kanë rezultuar më të ulëta se plani, kryesisht për shkak të mosrealizimit nga TVSH-ja në import, akcizat, renta minerare dhe taksat doganore.

Sipas të dhënave të raportit, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën e kontrollit dhe verifikimit të mallrave. Në disa raste, dokumentacioni i importit dhe eksportit nuk ka qenë i plotë, duke munguar certifikatat e origjinës ose informacioni i detajuar për mallrat, si kodi tarifor dhe karakteristikat teknike. Kjo ka sjellë vështirësi në përllogaritjen e saktë të taksave.

Auditimi evidenton gjithashtu raste të deklarimeve të pasakta për mallrat, përfshirë produkte si qumështi, lëndët djegëse dhe materiale të tjera, ku pagesat nuk përputheshin me klasifikimin real. Në disa raste mungonin edhe analizat laboratorike për të verifikuar përbërjen dhe cilësinë e mallrave.

Probleme janë gjetur edhe në përjashtimet nga TVSH-ja. Sipas KLSH-së, janë dhënë autorizime pa dokumentacion të plotë, pa verifikime në terren dhe pa prova të qarta për investimet që justifikojnë këto përjashtime.

Nga këto mangësi, auditimi ka identifikuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit dhe efekte negative në administrimin e fondeve publike në vlerën totale prej 5.72 miliardë lekë. Po ashtu, janë evidentuar edhe 1.88 milionë lekë  të ardhura të munguara nga gabime në llogaritjen e detyrimeve dhe gjobave.

Edhe në luftën kundër kontrabandës janë konstatuar dobësi. Kontrollet nuk janë shoqëruar gjithmonë me masa ndëshkuese të plota, ndërsa disa shkelje janë trajtuar si neglizhencë, duke ulur efektin e tyre.

Në degët doganore, situata paraqitet e ngjashme. Në Durrës janë konstatuar shkelje me efekt financiar negativ prej 1.79 miliardë lekë, ndërsa në Rinas rreth 46.7 milionë lekë. Problemet lidhen me klasifikimin e gabuar të mallrave, llogaritjen e pasaktë të taksave dhe mungesën e kontrollit të plotë, përfundon raporti. /ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është...