Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka ngritur shqetësimin për kaosin e krijuar në qarkullimin e automjeteve në aksin Shkodër–Lezhë–Milot.
Sipas saj, situata e trafikut është përsëritur edhe sot, me radhë të gjata automjetesh dhe pritje të zgjatura për drejtuesit e mjeteve. Bardeli e lidh këtë problem me mungesën e investimeve të mjaftueshme në infrastrukturën rrugore të veriut.
Në reagimin e saj, deputetja akuzon qeverinë se ka favorizuar investimet infrastrukturore në zona të tjera të vendit, ndërsa veriu, sipas saj, është lënë pas dore.
“Veriu nuk ua ka pasur dhe nuk ua ka borxh!”, shkruan Bardeli në reagimin e saj.

