Valëviti flamurin “Autochthon”, 19-vjeçarja shqiptare del para gjykatës në Mal të Zi

Publikuar me datë:

Valevitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë në Malin e Zi është shoqëruar me pasoja për 19 vjeçaren Vatra Balidemaj.

E reja shqiptare që jeton atje, gjatë koncertit të artistëve Dava Gjergji dhe Prengë Beci më 1 gusht, mbante në duar flamurin “Autochthon” por kjo i kushtoi asaj.

Balidemaj tregon se autoritet malazeze për shkak se mbante flamurin në duar e kanë shoqëruar në polici. Pasi është marrë në pyetje, 19 vjeçarja ka dalë para gjykatës dhe madje ëahtë gjobitur.

Vlera e gjobës nuk është shumë e madhe, maksimumi 250 euro por ajo që ka lënduar shqiptaren e re, është fakti se sipas saj gjoba është e padrejtë sepse nuk ka bërë asnjë shkelje por thjeshtë në tokën e të parëve ka valëvitur flamurin me simbole shqiptare.

Sipas Balidemajt, pas valëvitjes së flamurit gjatë koncertit të Dava Gjergjit dhe Prengë Becit, disa persona nga Gucia e konsideruan këtë veprim si provokim por në fakt nuk ka asnjë lloj provokimi.

Në reagimin e saj, 19-vjeçarja, e cila ka përfunduar gjimnazin dhe jeton në Martinaj, shprehet se e valëviti flamurin “Autochthon” me krenari për identitetin dhe historinë shqiptare.

Ajo kritikon edhe mungesën e reagimit, nga përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi të cilët sipas saj janë plotësisht të ndikuar nga malazezët ndaj edhe nuk mund të reagojnë për këtë skandal të autoriteteve malazeze dhe gjykatës që e gjobisin vetëm se mbajti në duar simbolet shqiptare.

Në Guci rreth 35% janë shqiptarë ndërsa vite më parë ky qytet banohej plotësisht nga shqiptarët.

Procesi i asimilimit ka bërë që tashmë të mos jenë më shumë se 35% ndërsa shumica me 57% janë boshnjakë.

Dy ditë më pas u mbajt një koncert tjetër në Plavë e këngëtares serbe Dragana Mirkoviç ku shumë shqiptarë që jetojnë atje morën pjesë tek një artiste e cila njihej për afërsinë me politikën radikale të Ish Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviçit por edhe deklarimet e saj kundër myslimanëve dhe shqiptarëve.

Reagimi i 19 vjeçares Vatra Balidemaj pas gjobës për valëvitjen e flamurit shqiptar:

Me datën 01.08.2026 ku çdo vit mbahet ky manifestim tek shqiptarët në Guci në Mal të Zi, e valëvita flamurin “Autocthon”, ku i shqetësoi dhe e morën si provokim nënshtetasit e Plavës dhe Gucisë (boshnjakët) gjatë koncertit të Dava Gjergjit dhe Prengë Becit.

Të nesërmen pas koncertit më morën në deklaratë dhe përfundova në gjyq dhe mora gjobë.

Disa shqiptarët që jane  në parti “shqiptare”, askush prej tyre nuk reagoi, sepse nuk e kanë guximin se janë nën pushtetin e malazezëve, ku mes tyre hyn në parti.

Flamurin e valëvita. E valëvita me krenari për heronjtë dhe kombin shqiptar në trojet e mia, që është e drejtë e imja.

Jemi autoktonë e jo të gjetur në vendin tonë.

E sipas tyre flamuri “Sanxhak” nuk është provokim, ku së pari nuk ekziston dhe nuk e dinë kujt i përket.

Flamuri i Sanxhakut, i një rajoni që pretendon një pjesë e Malit të Zi, nuk ju pengon; ndërsa simbolet SHQIPTARE PO.

Rrnoft Shqypnia.

Me rrespekt: Vatra Agron Balidemaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...