5 emra/ KLP mbyll aplikimet për Prokuror të Përgjithshëm

Publikuar me datë:

Pesë kandidatë kanë shprehur interes për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Lista aktuale e kandidatëve përfshin Fatjona Memçaj, Arta Marku, Rovena Zoto, Adnan Xholi dhe Ylli Pjetërnikaj. Ndërkohë, Kreshnik Ajazi, që kishte dorëzuar fillimisht dokumentacionin pranë KLP-së, është tërhequr më pas nga procesi i përzgjedhjes.

Procesi i aplikimit për këtë post nisi më 3 korrik, duke u lënë prokurorëve një periudhë prej 30 ditësh për të dorëzuar kandidaturën e tyre. Afati përfundimtar ishte 1 gusht, ora 00:00.

Gara për Prokuror të Përgjithshëm u hap nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi mandati i tanishëm i Olsian Çelës përfundon në dhjetor të këtij viti. Mandati për këtë detyrë zgjat shtatë vjet dhe parashikohet të jetë i pakthyeshëm, pa mundësi rikandidimi.

Më 29 korrik, kandidaturës iu bashkua edhe prokurori aktual i SPAK, Adnan Xholi, duke qenë i pari që dorëzoi dokumentacionin për pjesëmarrje në këtë proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...