Rruga e Vuklit me probleme, pse nuk reagon Bashkia Malësi e Madhe?

Publikuar me datë:

Problemet me rrugën e Vuklit vijojnë të shqetësojnë banorët e zonës. Segmenti i ndërtuar nga kompania “Vëllezërit Hysa” është denoncuar prej muajsh për problematika të cilësisë, veçanërisht në hyrje të Tamarës dhe pranë zonës së Kozhnjës.

Banorët thonë se në disa pjesë të rrugës situata është përkeqësuar, duke krijuar rrezik për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërsa kërkesat për përgjegjësi janë drejtuar ndaj kompanisë që ka realizuar punimet, ajo që bie në sy është mungesa e një reagimi publik nga Bashkia Malësi e Madhe.

Ndërkohë, administratorja e Kelmendit, Florida Peraj, ka përcjellë zyrtarisht shqetësimin pranë institucioneve qendrore, duke kërkuar ndërhyrje për problematikën e konstatuar.

Por pyetjet mbeten:

• Pse Bashkia nuk ka dhënë ende një përgjigje për shqetësimet e banorëve?

• A është marrë zyrtarisht në dorëzim rruga dhe, nëse po, a janë konstatuar mangësitë?

• Kush mban përgjegjësi nëse punimet nuk përmbushin standardet e kërkuara?

• Çfarë masash do të merren për të garantuar sigurinë e qytetarëve?

Banorët kërkojnë jo vetëm ndërhyrje, por edhe transparencë mbi mënyrën se si është realizuar dhe administruar ky investim.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...