Shkodra po përjeton një sezon turistik me një fluks në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj. Qyteti, por edhe zonat turistike përreth tij, po tërheqin gjithnjë e më shumë pushues, ndërsa të dhënat e sektorit flasin për rritje të netëqëndrimeve.
Gjatë këtij sezoni netëqëndrimet janë rritur me rreth 15–20% krahasuar me një vit më parë. Muajt korrik dhe gusht kanë shënuar një interes të lartë nga turistët, duke dhënë sinjale pozitive për ecurinë e sezonit.
Rritja e interesit lidhet me ofertën e larmishme që ofron Shkodra, nga trashëgimia kulturore dhe natyra, te gastronomia dhe mikpritja.
Me destinacione që shtrihen nga qendra historike e qytetit deri te liqeni, Alpet dhe zonat turistike përreth, Shkodra po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një prej destinacioneve të preferuara për vizitorët gjatë sezonit veror.

