Renditja e pagave minimale në Europë ndryshon ndjeshëm kur ato llogariten sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për gjysmën e dytë të vitit 2026, vetëm tetë nga 29 vendet europiane rritën pagën minimale bruto midis janarit dhe korrikut 2026, ndërsa inflacioni në eurozonë arriti në 3.2% gjatë së njëjtës periudhë. Kjo do të thotë se në disa vende, punonjësit me pagë minimale humbën fuqi blerëse në terma realë.
Luksemburgu kryeson, Bullgaria e fundit në BE
Në terma nominalë, Luksemburgu ka pagën minimale mujore bruto më të lartë në Europë, me 2,771 euro. Brenda Bashkimit Europian, paga minimale më e ulët regjistrohet në Bullgari, me 620 euro. Kur përfshihen edhe vendet kandidate për në BE, Ukraina renditet e fundit me vetëm 169 euro në muaj.
Pesë vende kanë pagë minimale mbi 2,000 euro në muaj:
Luksemburgu – 2,771 euro
Irlanda – 2,391 euro
Gjermania – 2,343 euro
Holanda – 2,338 euro
Belgjika – 2,234 euro
Franca – 1,867 euro.
Në grupin e mesëm renditen Sllovenia (1,482 euro), Spanja (1,425 euro), Lituania (1,153 euro), Polonia (1,119 euro), Qiproja (1,088 euro), Greqia (1,073 euro), Portugalia (1,073 euro) dhe Kroacia (1,050 euro).
Më shumë se gjysma e vendeve me të dhëna të disponueshme kanë pagë minimale nën 1,000 euro në muaj.
Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekësh bruto. Pas lë vetëm Moldavinë dhe Ukrainën.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që raportohen nga Eurostat-i kanë tashmë paga minimale më të larta se Shqipëria.
Turqia (621€), Maqedonia e Veriut (624€), Mali i Zi (670€) dhe Serbia (743€).
Malta (994€), Estonia (946€), Çekia (923€), Sllovakia (915€) dhe Hungaria (906€) janë të gjitha më afër nivelit të 1,000€.
Shqipëria e fundit në Europë sipas fuqisë blerëse
Kur pagat minimale maten sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), renditja ndryshon ndjeshëm dhe diferencat midis vendeve ngushtohen.
PPS është një njësi që mat sa mallra dhe shërbime mund të blehen realisht në secilin vend, duke ofruar një krahasim më të drejtë të nivelit të jetesës.
Sipas kësaj metode, paga minimale varion nga 705 PPS në Shqipëri deri në 2,164 PPS në Gjermani. Pra fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtat në kontinent.
Shqipëria renditet e fundit me 705 PPS. Brenda BE-së, paga minimale më e ulët sipas fuqisë blerëse regjistrohet në Estoni me 935 PPS, e ndjekur nga Letonia me 938 PPS.
Pesë vendet e para sipas fuqisë blerëse janë:
Gjermania – 2,164 PPS
Luksemburgu – 2,108 PPS
Holanda – 2,023 PPS
Belgjika – 1,922 PPS
Irlanda – 1,756 PPS
Turqia dhe Bullgaria gjithashtu mbeten nën nivelin e 1,000 PPS.
Rumania dhe Maqedonia e Veriut përmirësojnë pozicionin.
Krahasimi mes renditjes nominale dhe asaj sipas fuqisë blerëse tregon se fitueset më të mëdhenj janë Rumania dhe Maqedonia e Veriut.
Rumania ngjitet nga vendi i 20-të në të 12-in, ndërsa Maqedonia e Veriut nga vendi i 24-t në të 16-in, duke fituar nga tetë pozicione secila.
Edhe Serbia, Kroacia dhe Bullgaria përmirësuan ndjeshëm renditjen e tyre.
Humbësen më të madhe e përfaqëson Estonia, e cila zbret nga vendi i 16-të në të 26-in. Letonia, Çekia dhe Qiproja humbasin gjithashtu katër pozicione secila.
Vetëm tetë vende rritën pagën minimale
Nga 29 vendet e analizuara, vetëm tetë rritën pagën minimale në periudhën janar-korrik 2026:
Maqedonia e Veriut – 6.9%
Rumania – 6.8%
Estonia – 6.8%
Belgjika – 5.8%
Greqia – 4.5%
Luksemburgu – 2.5%
Franca – 2.4%
Holanda – 1.9%
Në të gjitha vendet e tjera paga minimale mbeti e pandryshuar, pavarësisht inflacionit. Malta regjistroi inflacion 8.2%, Qiproja 5.4% dhe Holanda 4.7%.
Pesë vende të BE-së pa pagë minimale ligjore
Pesë vende të Bashkimit Europian nuk kanë një pagë minimale të përcaktuar me ligj:
Italia
Danimarka
Suedia
Austria
Finlanda
Në këto vende, nivelet minimale të pagave përcaktohen kryesisht përmes marrëveshjeve kolektive midis sindikatave dhe punëdhënësve. /Euronews.com/

