Hetimet për aferën kriminale të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Publikuar me datë:

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK.

Karçanaj, ndaj të cilës është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për skandalin në AKSH, ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e vetme.

Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje. Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.

Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...